Rruga nacionale Skuraj-Burrel plot gropa nga mungesa e mirëmbajtjes, ankohen shoferët: Sa të kaloj, do e çoj makinën në servis

schedule16:18 - 30 Tetor, 2022

schedule 16:18 - 30 Tetor, 2022

Udhëtimi përmes aksit nacional Burrel-Skuraj është një ferr i vërtetë. Gropat e mëdha të hapura në të sa vijnë e zgjerohen. Drejtuesit e mjeteve ankohen se këtë rrugë vetëm 36 km për shkak të dëmtimit e bëjnë për 1 orë e 30 minuta.

“Rruga është katastrofë, këtu ke frike të kalosh. Me e shtri viçin kalo pa e prek. Gropa-gropa. Kur të shkoj poshtë do e çoj në sevis”, thotë një shofer.

“Ka vite që nuk bëhet asnjë lloj investimi. Paguajme taksa. Gropat janë jo me thy makina, po me thy balestra dhe me ca goma. Nuk e dimë nga të ecim.”

“Rroftë shteti jonë që kemi”, shprehet drejtuesi i një mjeti.

“Më e keqe që është gjendja s’kemi çfarë bëjmë. Gropat janë nam i zi, inshallah do vënë dorë, nuk e di kush, po Zoti.”

Ndonëse kontrata e re e mirëmbajtjes për katër vitet e ardhshme është lidhur mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe firmës “Alko Impex”, kjo e fundit nuk e nisur ende punën për mirëmbajtjen e saj.

“S’kam parë njeri me sy. Para një jave i largova vetë gurët. Shteti duhet të marri masa. Kush do e vërë, unë dhe ti”, thotë një qytetar.

“As punëtorë, as firma dhe asnjë njeri. Ku dihet ku shkojne edhe eurot.”

Mungesa e mirëmbajtjes e bën rrugën të rrezikshme për të gjithë përdoruesit e saj, kryesisht në dimër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!