Rruga Fier-Seman e rrezikshme për banorët

schedule12:20 - 28 Janar, 2019

schedule 12:20 - 28 Janar, 2019

Një ditë më parë një 20 vjeçar u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Hoxharë të Fierit pasi ishte përplasur nga një automjet. Kjo rrugë cilësohet e rrezikshme për banorët, pasi sipas ketyrë të fundit nuk janë vendosur pengesa, që drejtuesit e mjeteve mos të ecin me shpejtësi, tej normave të lejuara.

Pas muajsh protestash për asfaltimin e saj rruga Fier- Seman po i kthehet bilancit të rëndë të aksidenteve

Aksidenti i rradhës ndodhi në fshatin Hoxharë ku nje i ri u përplas për vdekje nga një automjet. Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia e arrestoi të hënçn ndërsa viktima u gjet nga familjarët në kanal.

Viktimat e aksidenteve në këtë rrugë janë kryesisht banorët e zonës. Rruga është në vijë të drejtë në një gjatësi prej 12 km. Kjo bën që drejtuesit e automjeteve të tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë në mungesë të kontrollit të rrugorëve apo masave të tjera parandaluese.

Të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset çdo ditë kur përshkojnë këtë rrugë banoret tregojnë kujdes maksimal. Megjithatë shoferët e papërgjegjshëm thonë se nuk i shmangin dot.

Rruga Fier- Seman u rikonstruktua vetëm pak muaj më parë pasi u dëmtua rëndë nga automjetet e tonazhit të rëndë.  Gjatë kohës kur ishte  në gjendje të rrënuar, numri i aksidenteve në këtë segment u ul ndjeshëm. Tani bashkë me komoditetin rruga sjell edhe rrezikun e aksidenteve./abcnews.al