Rruga e rrezikut Fier –Levan, shoferët: Të investohet për zgjerimin

schedule14:38 - 22 Gusht, 2018

schedule 14:38 - 22 Gusht, 2018

Këtë sezon turistik rruga Fier- Levan ka qenë nga më problematiket, përsa i përket qarkullimit rrugor. Përveç radhëve të gjatë dhe bllokimit me orë të tëra, nuk kanë munguar dhe aksidentet. Një ditë më parë aty një grua shtatzënë humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Fluksi i pushuesve duket se është shkaku kryesor i një vere të frikshme në këtë segment rrugor. Qindra automjete u duhet të kalojnë në një rrugë të ngushtë, me shumë kthesa dhe me asnjë mundësi manovrimi në rast rreziku.

Shofer: “Shumë, shumë trafik, dy orë nga Levani deri në Fier”.

Shofer: “Duan, s’duan do bëhen aksidente dhe ne që vajtëm nga 30 vjet shofera, edhe ne pikën e zezë po heqim”.

Edhe pse policia rrugore e ka përfshirë në akset rrugore prioritare për kujdes nga ana e tyre, sërish aksidentet nuk janë shmangur. Në vetëm 3 muaj të verës, në këtë ask janë shënuar 15 aksidente, me dhjetra të plagosur dhe dëme të shumta materiale në mjete.

Rruga  Fier – Levan është e vetmja nyje që turistët të kalojnë për në plazhet e jugut. Pakujdesia e drejtuesve të mjeteve mbetet evidente. Përveçse nuk respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale, nuk shmangin përdorimin e celularëve, nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar si dhe padurimi për të pritur në radhë i bënë të tentojnë parakalim edhe në vijat e pandërprera. /abcnews.al

 Gazetare e ABC News, Fier: Majlinda Rama

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!