Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga segmenti rrugor i përfunduar së fundmi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, duke e cilësuar si një investim që rrit ndjeshëm lidhjen mes komuniteteve të zonës dhe qendrave urbane.
Sipas Ramës, kjo rrugë jo vetëm që përmirëson qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve, por gjithashtu hap një itinerar të ri panoramik, i cili mund të shndërrohet në një shtysë të re për zhvillimin e turizmit natyror në këtë qark.
“Aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq. Ky segment i përfunduar rishtazi e përmirëson shumë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane dhe nxjerr në pah një itinerar të ri i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë qark”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

