Rruga e re Korçë-Polenë, asfalti i ri nuk i rezistoi borës dhe ngricave

schedule15:29 - 16 Janar, 2018

schedule 15:29 - 16 Janar, 2018

Ndërsa projekti për unazën e vogël të Korçës kushton 430 milionë lekë, rruga Korçë-Polenë e sapo rikonstrukturuar dhe pjesë e këtij projekti, po shkatërrohet. Asfalti i ri nuk i ka rezistuar borës dhe ngricave.

Asfalti i ri u hodh vetëm pak kohë më parë, por nuk i rezistoi as reshjeve të para të borës.
Rruga që lidh Korçën me fshatin Polenë, është rikonstruktuar së fundmi, por rruga e re nuk ka shumë ndryshim nga çfarë ishte para ndërhyrjes.
Shtresat e asfaltit janë dëmtuar aq shumë, sa ka dalë shtresa e çakullit.

Në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 6.8 kilometrash, të shoqërojnë gropa të vogla dhe të mëdha.
Mbrojtëset anësore të rrugës mungojnë, kurse sinjalistika është inekzistente, duke shtuar riskun për aksidente.

Segmenti rrugor Korçë-Polenë është pjesë e projektit të bashkisë për ndërtimin e unazës së vogël, që do të lidhë Korçën me fshatrat afër saj, por edhe këto të fundit midis tyre. Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Rajoneve dhe qeveria po investojnë 430 milionë lek për këtë projekt infrastrukturor, i parashikuar të ndërtohej me parametra bashkëkohore.
Por, nga çfarë duket, në një pjesë të saj as parametrat, as cilësia nuk janë bashkëkohore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!