Rruga e Llogarasë në gjendje të mjerueshme

schedule15:13 - 21 Maj, 2019

schedule 15:13 - 21 Maj, 2019

Rruga e Llogarasë në Vlorë është nga rrugët më problematike gjatë sezonit turistik. Për shkak të dëmtimeve në të, shkarjeve të tokës dhe ngushtimet në pika të ndryshme, automjetet kanë pritur me orë të tëra në trafik.

Rrugës duke u ngjitur për në Llogara janë shtuar kamionet. Gjasat janë që po nisin punimet për sistemimin e këtij segmenti.

Në fakt ndërhyrjet janë shumë të vonuara. Pak ditë kanë mbetur nga hapja e sezonit turistik dhe në këtë rrugë do të ketë fluks automjetesh me pushues drejt Jugut.

Rruga Vlorë-Llogara ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Ka shkarje të tokës në anë të rrugës. Por jo vetëm kaq. Në disa pika segmenti ngushtohet aq sa aty mezi kalon një makine. Në sezonet e kaluara këtu ka patur bllokim të qarkullimi për disa orë, pa llogaritur trafikun e përditshëm.

“Shpresojmë edhe pse me vonesë se nuk është momenti i përshtatshëm ky, mund ta bënin gjatë dimrit shpresojmë t’i kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi”.

Kjo rrugë që kalon nëpër qafën e Llogarasë lidh Vlorën dhe Orikumin. Më pas shkon drejt Palasës, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës. Praktikisht është arteria kryesore për një pjesë të jugut dhe në sezonin turistik lëvizja e mjeteve ka qenë përherë e vështirë.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!