Rruga e Llixhave të Lushnjës e mbuluar me plehra

schedule15:03 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 15:03 - 7 Dhjetor, 2017

Në zonën e Karbunarës aty ku janë Llixhat të shpallura  monument natyror i  kategorise se pare, ndotja eshte masive. Banoret kane ndertuar nje venddepozitim te paligjshem kurse bashkia duke u bënë thirrje të pastrojnë zonën.

Ndotësit e parë janë banorët e zonës.

Këtu shkarkohet çdo lloj mbetjeje urbane dhe volumi i tyre rritet çdo ditë.

Hapësira po përhapet nëpër tokat bujqësore, kurse kanalet kulluese të Karbunarës po bllokohen.

Era e rëndë e plehrave përzier me atë të Llixhave bëhet e padurueshme.

Njerëzit këtu janë mësuar të jetojnë me plehrat dhe aromën e rëndë, por megjithatë thonë se ato duhen të largohen çdo ditë

Pamjet tregojnë rrugën kryesore automobilistike të ndotur. Vetëm pak metra më larg përveç Llixhave janë dhe disa varreza të vjetra të dy shekujve më parë dhe më poshtë është përroi i Karbunarës.

Bashkia e Lushnjës është e njohur me situatën, madje ka ndërhyre disa herë për ta pastruar këtë pikë, por pa rezultat. Ndërtimin e land filldit e shohin si zgjidhjen përfundimtare, por fondet mungojnë dhe Bashkia kërkon ndihmën e qeverisë.

Rreth kësaj pike depozitimi të jashtëligjshme, mbillen tokat bujqësore me perime që kultivohen për treg. Dhe pushteti vendor duket sikur e ka humbur betejën me këta banorë ndotës./abcnews.al

https://youtu.be/zKLHd1vm4j8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!