Rruga e integrimit/ Dobi: Deri në dhjetor 2025 shpresojmë të avancojmë me reformat

schedule20:37 - 16 Maj, 2025

schedule 20:37 - 16 Maj, 2025

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi thotë se po bëhet punë e përditshme, për hapjen dhe mbylljen sa më shpejt të grup kapitujve me BE.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Dobi u shpreh se po punohet që deri në dhjetor 2025, të avantohet me reformat dhe të përmbyllet ky proces.

“Përgjegjshmëria jonë, si pjesë e grup kapitullit të parë, të themeloreve ku jemi ne, janë çështjet e brendshme çështjet e statistikave, mirëqeverisjes së sistemit ekonomik, ka qenë për të ndjekur piketat e ndërmjetme. Janë 24 në total, 14 për kapitullin tonë të drejtësisë, 10 për kapitullin e rendit. Elementi i rëndësishëm për t’u pasur parasysh, është puna e përditshme që bëjmë. Kemi mbi 150 anëtarë, kemi ndërveprim të përditshëm. Raportojmë, kemi angazhim të përjavshëm, për të diskutuar se si po ecim. Për një periudhë shumë të shkurtër, ne përpiqemi që deri në dhjetor të shkojmë drejt përmbylljes. Ne mund ta bëjmë për 1 vit. Metodologjia bazohet te puna e vërtetuar. Ka qenë edhe 1746 veta, që kanë marrë pjesë te procesi screening. Është një proces i bazuar mbi meritë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!