Rruga e bllokuar, banorët në protestë

schedule17:20 - 3 Korrik, 2018

schedule 17:20 - 3 Korrik, 2018

Banorët e fshatrave të Rrogozhinës janë ngritur përsëri në protestë për shkak të rrugës, e cila nuk ka dalje për të kaluar në anën tjetër të autostradës. Banorët kërkojnë të gjendet një zgjidhje pasi situata e tyre është e rëndë.

Rruga ka ngritur përsëri në protestë banorët e disa fshatrave në Rrogozhinë. Vetëm  1,5 kilometra e gjatë ajo ka hyrjen e saj pa dalje. Kushdo që futet në këtë aks dytësor nga Gosa deri në Bishtin e Zhurit mbetet i bllokuar sepse rruga të çon drejt një kanali.

Për të shkuar në anën tjetër duhet të kapërcesh bordurat anësore dhe trafikndarësen e autostradës Lushnje-Rrogozhinë.  Nuk ka as nënkalime dhe as mbikalime që të mundësojnë lidhjen e banorëve të fshatrave Gosë e Madhe, Gose e Vogël, Lekaj dhe Kërcukaj me pjesën tjetër të fshatrave.

“Herën tjetër do të përshkallëzohet. Sa kemi ardhur sot, 10 herë, 100 herë do të mblidhemi herës tjetër”.

“Ne e duam rrugën të bëhet patjetër”.

80 përqind e banorëve të Gosës kanë tokat bujqësore në krahun tjetër të autostradës. Ata duhet të bëjnë 14 kilometra rrethrrotullim për të kaluar në pronat e tyre, ndërsa u duhet të kalojne disa here në ditë përmes makinave që ecin me shpejtësi të lartë.

“Kjo rrugë shkakton shumë probleme, si për bujqësinë, por edhe për probleme të tjera. Edhe për rastet urgjente”.

Ndërtimi i kësaj rruge dytësore është lënë përgjysmë që prej vitit 2013.  Ajo është nën administrimin e Autoritetit Kombëtar Rrugor, i cili sipas informacineve ka një projekt për ndërtimin e një nënkalimi, i cili ka mbetur në letër prej pesë vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!