Rruga e aksidenteve/ Njollat e zeza në rrugën Lezhë – Milot

schedule21:23 - 20 Maj, 2023

schedule 21:23 - 20 Maj, 2023

Kryeqëzimi i Gocajve është një nga njollat e zeza të superstradës së Lezhës. Mungesa e fushëpamjes për drejtuesit e mjeteve, dalja e menjëhershme nga rruga dytësore në atë kryesore dhe vetë kryqëzimi që ndodhet mbi një urë janë disa nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

Shumica e aksidenteve në këtë rrugë ndodhin natën. Viktima mbeten shpesh këmbësorë por dhe drejtues motoçikletash.

Mungesa e ndricimit në dalje të Lezhës, por edhe në kryqëzimet kryesore, problematikat me sinjalistikën vertikale, si dhe numri i lartë i degëzimeve kanë ndikuar në rritjen e numrit të aksidenteve, që kanë përfunduar me pasoja fatale.

Ky segment është një ndër zonat më të populluara në vend. Në të dyja anët ka banesa dhe biznese të shumta. Në mungesë të nënkalimeve dhe mbikalimeve, qytetarët kalojnë mes për mes rrugës. 

Nënkalimi i Patokut, që lidh degëzimet me aksin kryesor është një tjetër njollë e zezë. Këmbësorët që kalojnë nga njëra anë në tjetrën bëhen burim aksidenti, për shkak edhe të mungesës së barrierave metalike.

Superstradrada Lezhë-Milot njihet ndryshe si ‘rruga e vdekjes”. Për shkak të rreziqeve.

Aaksi Lezhë-Milot është kthyer në një shqetësim serioz.në katër muajt e parë të këtij viti janë regjistruar rreth 40 aksidente ku ka pasur dhe viktima./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!