Rruga drejt Klajdit, rrëfimi i tre zjarrfikësve që shpëtuan 25-vjeçarin tek Vila Palma në Durrës

schedule22:46 - 28 Nëntor, 2019

schedule 22:46 - 28 Nëntor, 2019

21 orë përpjekje për të mbërritur tek Klajdi, është kjo ndër ngjarjet më oprtimiste të këtyre ditëve të vështira për Shqipërinë. Janë 21 orët e grupit të zjarrëfikësve që kryen operacionin e shpëtimit në vilën “Palma” atje ku ishte ngujuar nën rrënoja Klajdi Qato dhe familjarët e tij.  Korab Kola bashkë me kolegët e tij na rrëfejnë në ABC News momentin e parë kur mundën të flasin me Klajdin.

U deshën shtatë orë për të shkuar në komunikimin e parë atje ku Korabi dëgjoi zërin e Klajdit. Korabi e tregon përmes emocionesh momentin e parë kur pa dhe preku këmbët e Klajdit.  Korabi qëndroi për shtatë orë nën rrënoja duke ndërtuar tuneline tij drejt Klajdit. Një moment kur u kthye mbi rrënoja pa që kishte rënë nata. Kolegu i tij Arbeni rrëfen reagimin e Korabit i cili për një çast nuk po kuptonte ku ishte. Ishin orë të vështira beteje nën rrënoja kur lëkundjet vazhdonin.

Operacioni i shpëtimit të Klajdit është ndër më fatlumet por atje poshtë rrënojave mbeti i pajetë gjyshi i Klajdit. Sokol Hysa, një tjetër zjharrfikës i këtij ekipi rrëfen dhimbjen për viktimat që gjetën nën rrënoja jo vetëm tek vila ‘Palma” por edhe në Thumanë.

Arben Cara, Sokol Hysa dhe Korab Kola, ishin pjesë e operacionit për shpëtimin e 25-vjeçarit Klajdi Qato. Beteja që zgjati 21 orë vjen e rrëfyer me detaje në mikrofonin e Abc news.

Intervista:

Sa e vështirë ka qenë për operacionin kur një objekt nga tetë kate ishte zhytur në nëntokë dhe ju kishit marrë njftimin se në të gjendeshin tre persona?

Arben Cara: Pasi kemi marrë njoftimin se nën rrënoja ishin tre persona, kemi vazhdura punën për nxjerrjen e këtyre trupave, kemi arritur të shpëtojmë fillimisht nënën, gjyshen e Klajdit, më pas kemi nxjerrë ta pajetë trupin e gjyshit e Klajdit dhe kërkimi për Klajsin ka vazhduar në një etapë të mëvonshme pasi hoteli ishte i rrënuar i gjithi dhe pas shumë kërkimesh dhe me ndihmën e fadromave kemi arritur të lokalizojumë deri diku Klajdin dhe më pas është vazhduar me mjete të sofistikuara. Ne bëmë gjithçka që të hapim një tunel dhe zjarrfikësi Korabi ka qendruar për 7 orë në atë tunel a deri kur ka rënë nata sa nuk e ka kuptuar qëfare se çfarë ka ndodhur, kur doli tha ku jam. Ka komunikuar drejpërdrejt me Klajdin duke i dhënë kurajo gjatë gjithë kohës.

Ju ishit personi i parë (Korab Kola) që pati kontaktin e parë me Klajdin?

Ne kemi parë që aty mbijetonin, se kemi dëgjuar zhurma, pastaj kemi parë se ku mund të jetë, pastaj kemi filluar të gërryejme me cfarë kemi pasur, pa ditur se ku shkojmë deri sa kemi arritur të flisnim me Klajdin. Kishte momente që ai thoshte nuk shikoj, jam verbuar. Kemi arritur gati 7 metra. Kanë qenë 4 taraca betoni. Klajdi ka qenë me kurriz në krevat. Pastaj kanë ardhur dhe forcat finale greke dhe ato kanë bërë një punë

Kishit frikë kur ishit nën rrënoja?

Jo nuk ekzistonte frika

Ju filluat të gërmoni nën rrënoja pa e ditur vendodhjen e Klajdit, si ishte fillimisht komunikimi juaj dhe në cilin moment arritën të kishit një komunikim normal?

Për gati 5 orë nuk kemi komunikuar, deri kur jemi arfuar afër fundit, atëherë kemi komunikuar. Në fund fare flisnim.

Në atë kohë ju ishit dhe psikolog i tij, çfarë i thonit vazhdimisht?

Bëja dhe shaka, kur pushoja se isha i lodhur, më thoshte Korab do fillojmë prap, unë i thosha në hotel je pse mërzitesh ne jemi duke punuar, i jepja herë pas here motivim.

Të pyeste për familjarët?

Jo nuk pyeste më thoshte vetëm ku jam. Babai i Klajdit ka ardhur deri në fund të tunelit dhe ka folur me Klajdin vetë dhe është gëzuar shumë

The që është hapur një tenel 7 metra, ndërkohë që Klajdi gjendej poshtë, mund të në përshkruash pak mënyrën se si depërtuat deri atje?

Kemi ecuar gati 7 metra, pastaj Klajdi ishte më poshtë. Kemi arritur që të heqim dyshemenë, pastaj kemi prekur këmbët e Klajdit pastaj kemi folur normal.

Keni pasur momente kur jeni ngarkuar emocionalisht?

Këmbët e Klajdit, kur flisnim me Klajdin, na dukej sikur është pjesëtar i familjes tonë dhe nuk mendonim për gjë tjetër, vetëm ta nxjerrim

Ju thatë se bëtë të mundur futjen e babait të Klajdit në tunel, ishit dëshmitar i vetëm i atij komunikimi, cfarë shkëmbyen babë e bir?

Klajdi babai jam, bir do të nxjerrin Korabi bashkë me të tjerët, mos u mërzit dhe ka dalë. Hë babi i ka thënë Klajdi.

Edhe ju (Sokol Hysa) keni qenë pjesë e operacionit që është zvilluar në Hotel Palma por edhe në operacionet e kërkimit në Thumanë. Mund të na tregoni disa nga përjetimet dhe emocionet që keni ndjerë?

Emocionet janë shumë të dhimbshme, edhe në lidhje me Klajdin që bën një punë sado të lodhur, por në momentinnqë del i mbijetuar. E dhumbshme është humbje njerëzish, këto pjesë janë më të paimagjinueshme, kishim mbi kokë betone që tundeshin

Në momentet që ju ndërhynit kishte edhe lëkundje tërmeti, keni pasur momente që kur lëkundjet keni thënë se duhej të ndërpritej operacioni?

Ai duhej të ndërpritej por ka pasur shumë lëvizje, pas një periudhe afroheshim prap për të nxjerrë nga rrënojat

Ju punonit dhe lëkundjet e tokës vijonin, keni pasur komunikime me familjarët tuaj dhe ndërkohë që ju punonit a kishit merak atë?

Në atë momente që ishe nën rrënoja familjen e ke aty.

Gjatë operacionit që ju zhvilluat fatkeqësisht pati edhe persona që humbën jetën sic ishte gjyshi i Klajdit.

Në moment që ti nxjerr një person të gjallë zemra merr fuqi, ndërsa kur nxjerr një njeri si gjyshi i Klajdit është dhimbje shumë e madhe./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!