Banorët e rrugës “Derhemi” në Njësinë Nr.8 në kryeqytet do të kenë furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë të pijshëm. Ekipet Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, pasi kanë përfunduar shtrirjen e linjës së re, kanë vijuar investimin për shtrirjen e rrjetit në çdo hyrje shtëpie dhe pallati.
Nëpërmjet këtij investimi po bëhet zëvendësimi i tubave të vjetër dhe të amortizuar me një material cilësore, çka do të shmangin humbjet në rrjet por edhe defektet e herëpashershme.
“Vazhdon investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Derhemi”. Ky rrjet u ndërtua me kujdes nga grupet tona të punës, që punojnë çdo ditë për t’i dhënë qytetarëve të Tiranës shërbimin maksimal. UKT vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit”, shkruan UKT në faqen e saj në rrjetin social facebook.