Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim në rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë.
Rruga ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për 7 fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund.
Ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile./abcnews.al