Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus është përballur me një situatë të frikshme pasi avioni i saj privat u godit nga rrufeja. Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente të martën në mbrëmje. Këngëtarja po udhëtonte për në Paraguaj kur ndodhi ngjarja.
Këngëtarja reagoi përmes një postimi në Twitter duke bërë me dije se: “Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua”, shkroi 29-vjeçarja.
To my fans and everyone worried after hearing about my flight to Asunción. Our plane was caught in a major unexpected storm and struck by lighting. My crew , band , friends and family who were all traveling with me are safe after an emergency landing. pic.twitter.com/NhKrospppN
— Miley Cyrus (@MileyCyrus) March 23, 2022