“Rrufe” në qiell të hapur për Barcelonën, Ministria e Financave gjobit rëndë klubin spanjoll

schedule14:46 - 11 Maj, 2023

schedule 14:46 - 11 Maj, 2023

Telashe të reja dhe tepër të rënda për Barcelonën, pasi Ministria e Financave spanjolle ka gjobitur katalanasit me 15.7 milionë euro për parregullsi në lidhje me pagesat e lojtarëve.

Siç raporton gazeta “Confidencial”, hetimi është kryer paralelisht me rastin Negreira dhe ka konstatuar parregullsi në trasnferimin e makinave te lojtarët, shpenzime të pa raportuara për fluturimet charter të ekipit dhe gabime në përllogaritjen e dëmshpërblimit të dhënë për Arda Turan dhe Alexander Song për të ndërprerë kontratën e tyre me Barçën.

Hetimi i nisur në vitin 2019 kishte të bënte me kontrollin përkatës nga periudha 2015-16 e në vazhdim./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!