5 persona janë lënduar nga aksidenti i rëndë i ndodhur sot në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës së Re është përplasur me një makinë dhe si pasojë të dyja kanë përfunduar në lanë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abc, autobusi dhe makina kanë rënë të dy në lanë. Rrotat e autobusit shihen sipër makinës së fundosur. Të lënduar nga aksidenti janë 3 persona nga autobusi dhe 2 nga makina “Benz A Class”. Makina është në pronësi te Ergys Hysi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, ku autobusi është përplasur me Benzin, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al