Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.
ABC News ka mësuar se në Elbasan është caktuar si shef Komisariati, Ermal Lila.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al në Vlorë, Olti Zeqo do të zëvendësohet nga Mond Pjetri.
Ndërkohë që Emiljano Pashai, kalon nga Elbasani si shef i Rendit në Shijak, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Alikon.
Ky i fundit, është caktuar si shef Sektori në Drejtorinë e Policisë në Durrës.
Në fillim të shkurtit Veliu bëri të tjera lëvizje në detyrat e krerëve të policisë në komisariatet e Tropojës, Kukësit dhe Lezhës./abcnews.al