Rrokadat e qeverisë para zgjedhjeve, të hënën seancë e posaçme parlamentare për ndryshimet në kabinet

schedule19:38 - 28 Korrik, 2024

schedule 19:38 - 28 Korrik, 2024

Të hënën, më datë 29 korrik do të mbahet seancë e posaçme parlamentare për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

ABC News mëson se seanca do të nisë në orën 18:00.

Gjatë Kongresit të PS-së këtë të diel, kryeministri Edi Rama deklaroi se do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshime në kabinetin qeveritar.

Më konkretisht ndryshimet në qeveri janë:

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!