10 persona janë plagosur mbrëmjen e sotme dhe një vdiq nga 4 aksidente për rreth 4 orë në vend nga Rrogozhina në Elbasan, Pogradec dhe Vlorë. Rreth orës 18:30 një ambulancë u përplas me një makinë tip “Benz” në Rrogozhinë, ku mbetën 6 të plagosur.
Katër të plagosur ishin te “Benz”-i, dy te ambulanca, shoferi dhe një infermier. ABC sjell pamjet e momentit kur personat e plagosur nxirren nga makina tip “Benz”.
Ndërkohë që aksin Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem rreth orës 20:30 u përplasën një “Land Rover” me një “Benz” ku u shënuan 3 të plagosur, njëri rëndë për jetën.
Pasi pak minuta më pas, rreth orës 21:00 në Vlorë u regjistrua një tjetër aksident me një të plagosur. Në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar aksidentoi një grua me inicialet M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë rreth orës 21:40 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas u përplas për vdekje duke kaluar rrugën Pajtim Gjylimi rreth 48 vjeç. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa në Elbasan dhe Rrogozhinë shkak i aksidenteve dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq./ db/Abcnews.al