Këngëtari grek i mirënjohur dhe i dashur shumë nga shqiptarët, Janis Parios, do të vijë mbrëmjen e 22 Qershorit në Tiranë për të dhënë një koncert si kurrë më parë. Por sot në ‘Abc e Pasdites” u diskutua mbi koncertin e tij të parë në Shqipëri, në vitin 1978 në Tiranë ku ai këndoi edhe një këngë shqiptare, “Në Një Arë Në Një Lëndinë”
“Ishte hapur kufiri shqiptaro-grek. Ai që i bie buzukut aty është Thanasis Polikandriotis, sot është i ndarë nga Parios por aty është një nga tre ikonat që kanë ardhur ne 78tën. Vetë Thanasi që unë e kam shumë mik dhe e kam shoqëruar nëpër Shqipëri më ka thënë që ai këngët i mësonte rrugës, dhe i dukeshin bizant këngët e Shqipërisë. Pas asaj filloi të këndonte në masë në Shqipëri. Të gjithë ishin të ndrydhur, me Parios nuk mund të bësh një afrim që të bësh gallat. Në koncertet e tij thotë ai ‘këndojmë bashkë’. Kur nuk thotë ai salla nuk këndon.” – zbuloi detaje regjisori Spiro Duni, i ftuar në studio për të komentuar ngjarjen e shumëpritur.
Një moment tjetër, regjisori ndau nga ’97 teksa një grup shqiptarësh kishin befasuar Parios me këngët e tij më elitare. Pasi ishte takuar nga afër, Parios i kishte theksuar se po ta dinte që ishin shqiptarë do kishte brohoritur në skenë ‘Rroftë Shqipëria’.
Ndërkohë Enkeleida Fejzo, një nga personat e përfshirë në organizimin e koncertit zbuloi se në sallën e Pallatit të Kongreseve, Janis do të këndoj sërish shqip dhe ka përgatitur materiale për të falenderuar dashamirësit e tij shqiptar./abcnews.al