“Rroftë Navalny”/ Hakerat anti-Kremlin hakmerren për vdekjen e ish-liderit të opozitës ruse, vjedhin të dhënat e të të burgosurve

schedule11:23 - 1 Prill, 2024

schedule 11:23 - 1 Prill, 2024

Pak orë pas vdekjes së liderit të opozitës Alexey Navalny në një burg rus, një grup hakerësh anti-Kremlin u hakmorën ndaj Rusisë.

Duke përdorur aksesin e tyre në një rrjet kompjuterik të lidhur me sistemin e burgjeve të Rusisë, hakerët vendosën një foto të Navalny-t në faqen e internetit të kontraktorit të burgut të hakuar, shkruan CNN.

“Rroftë Alexey Navalny!”  shkruhej një mesazh në faqen e internetit të hakuar, shoqëruar me një foto të ish-liderit rus dhe bashkëshortes së tij Yulia Navalny.

Sipas asaj që shkruan CNN, duket se kanë vjedhur një bazë të dhënash që përmban informacione për qindra mijëra të burgosur rusë, të afërmit dhe kontaktet e tyre, duke përfshirë, pretendojnë hakerët, të dhënat e mbajtura për të burgosurit në koloninë penale të Arktikut ku Navalny vdiq në 16 shkurt.

Hakerët, të cilët dyshohet se janë një përzierje kombësish, duke përfshirë emigrantët rusë dhe ukrainas, po ndajnë ato të dhëna, duke përfshirë numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit të të burgosurve dhe të afërmve të tyre “me shpresën se dikush mund t’i kontaktojë ata dhe të ndihmojë të kuptojë se çfarë ndodhi me Navalny. ”,

Përveç kësaj, hakerët përdorën aksesin e tyre në komisariatin online të si

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!