Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrobaqepësit “magjistarë” të Fierit/ Krijonin modelet e ndaluara pa u kapur nga kontrollorët e ndërmarrjes

schedule20:11 - 21 Qershor, 2025

schedule 20:11 - 21 Qershor, 2025

Në një rrobaqepësi shtetërore të viteve ‘70, moda dhe stili përcaktoheshin me rreptësi nga autoritetet e kohës. Megjithatë rrobaqepës si Artur Lati në Fier gjenin mënyrën për të plotësuar kërkesat e klientëve pa rrezikuar vendin e punës.

Veshjet e burrave kontrolloheshin në çdo centimetër dhe ishin pikërisht ata që ndiqnin tendencat e modës duke thyer rregullat.

Gjatësia e fustanit, përmasat e dekoltesë te veshjet e femrave ishin gjithashtu nën lupën e teknikëve të rrobaqepësisë. Por ndryshe nga burrat, femrat e shmangnin kontrollin e modës duke shtuar detajet në veshje.

Sot në të gjithë Fierin zanatçinjtë e perit dhe gërshërës numërohen me gishtat e duarve kurse të rinjve u duhet kohë të fitojnë sigurinë dhe eksperiencën në punë.

Më pak profesionistë, por më tepër kërkesa nga klientët. Veshjet e gatshme si zgjidhje e shpejtë përfundojnë te zanatçinjtë e vjetër për modifikime dhe rregullime

Rrobaqepësia shtetërore e Fierit, krijuar ne vitet 1960 si pjesë e Ndërmarrjes së Riparim –shërbimeve kishte 10 rrobaqepës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!