Ballkani është surpriza më e bukur e këtij sezoni në futbollin dardan. Ekipi nga Suhareka kryeson IPKO Superligën dhe sot arriti një fitore të rëndësishme në Kupë. Djemtë e Ismet Munishit fituan 0-2 përballë Dukagjinit dhe u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës.
Tifogrupi i Ballkanit, Xhebrailat i bënë një surprizë trajnerit të ekipit të zemrës. “Nuk është kampion ai që fiton, kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë: Ismet Munishi“, lexohet në pankartën e tyre.
Trajneri i njohur dhe karizmatik, i ka falënderuar ultrasit me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Faleminderit Xhebrailat, këtë fitore ua dedikojmë juve . Rrnoftë futbolli, poshtë pisat e dallaveraxhinjtë . Do të ju mundim të gjithëve. Keni me plasë, o të mjerë! O Zot, ndihmoi njerëzit e drejtë, dënoi të pafytyrët dhe dallaveraxhinjtë, ti e ke fuqinë e madhe, o i madhi Zot“, shkruan Munishi. /abcnews.al