“Rrnofsh e kofsh”, Adriana Matoshi emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

schedule11:14 - 27 Janar, 2022

schedule 11:14 - 27 Janar, 2022

Sot për deputeten dhe aktoren e njohur Adriana Matoshi, është një ditë e veçantë. Pasi vajza e saj feston ditëlindjen dhe mbush 10 vjeç.

Sigurisht që nuk kishte si të mungonte një urim publikisht nga Adriana, e cila ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël të Pineas.

Zemra jem e omla jem sot i bon 10 vjet. Nuk kam fjalë me përshkru dashninë që e kom për Pinean, shpirtin e shpirtit tem, Zoti i rujt krejt fëmijët e botës edhe fëmijët e mi e në këtë rast Pinean tem mrekullinë e motivin e jetës tem.

Rrnofsh e kofsh e shnetshme e plot harmoni”, ka shkruar Adriana duke i prekur të gjithë.

Kujtojmë që aktores pas nëntë vitesh iu rikthyer tumori dhe se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje shumë kritike. Ajo duket se tashmë i është rikthyer 100% normalitetit, pas operacionit me sukses që bëri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!