Keni dëgjuar për bitcoin, tani bëhuni gati për “Ushbucks”. Këngëtari i R&B, Usher është akuzuar për përdorimin e parave të rreme me emrin dhe fytyrën e tij në një klub striptizmi. Gjithçka nisi pasi një grua postoi një foto të parave në rrjete sociale që më pas u bënë virale.
Striptistja shkroi: “Zonja çfarë do të bënit nëse kërcenit gjithë natën për Usher dhe do të hidhte këtë ??” Disa përdorues të mediave sociale kërkuan që ylli i pasur të korrigjonte gabimin duke u kthyer në klub për të paguar striptisten me para të vërteta.

Sidoqoftë, burime pranë këngëtarit janë shprehur se ishte një keqkuptim i madh dhe se ai la shumën e duhur të parave. Një përfaqësues nga klubi është shprehur se “Usher ishte një zotëri i vërtetë dhe një mysafir i shkëlqyeshëm në klub” dhe se la një shumë bujare për stafin. Ndërsa këngëtari ende nuk ka reaguar publikisht për këtë ngjarje. /abcnews.al

