Rrjetet sociale, shkak i sherrit pranë “Fan Nolit’, ku humbi jetën 14 vjeçari. Të plagosur 2 adoleshentë

schedule15:30 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:30 - 18 Nëntor, 2024

Një adoleshent i tretë ka mbetur i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”.

Adoleshenti ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagusur në krahun e majtë. ABC News mëson se ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes.

Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale. Një prej nxënësve, 14 vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër.

Adoleshentët janë nxënës në shkollën “Fan Noli” si dhe të një shkolle tjetër në Sauk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!