Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është ankuar për rrjedhjet e informacionit në lidhje me rinovimin e kontratës së tij nga presidenti Laporta, edhe pse më pas ai pranoi se numri i “1” i klubit katalanas e kishte korigjuar gabimin në një intervitë të mëvonshme në TV3.
Holanezi i bëri shumë të qartë në një intervistë ku u shpreh: “Gjërat që dolën me shqetësuan sepse ata nuk treguan mbështetje për trajnerin,” tha Koeman për Algemeen Dagblad.
“Disa javë më parë patëm një bisedë për një kontratë të re. Asnjë nga ato biseda nuk doli në shtyp derisa presidenti e komentoi atë me disa gazetarë javën e kaluar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet klubi, financat dhe më shumë. Të nesërmen, media tha se Koeman mund të nënshkruante një kontratë të re nëse plotëson tre kushte, Mendova se kjo nuk do të ndodhte,” vazhdoi trajneri.
Një nga ato kushte ishte që Riqui Puig dhe Umtiti duhej të luanim më shumë minuta, një ndërhyrje e qartë e presidentit në punën e trajnerit: “ Unë jam ai që duhet të vendos se kush luan,” mësohet të ketë thënë Koeman. /abcnews.al/