Rrjedhje amoniaku nga një fabrikë në Sumy, banorëve u kërkohet të përdorin garza të njomura me acid citrik

schedule08:43 - 21 Mars, 2022

schedule 08:43 - 21 Mars, 2022

Në një fabrike në qytetin verilindor të Ukrainës Sumy ka pasur rrjedhje amoniaku. Lajmi u bë i ditur nga drejtuesi rajonal Dmytro Zhyvytskyy i cili nuk e specifikoi se cili ishte shkaku i rrjedhjes që thuhet se ka ndodhur në orën 4.30 me orën lokale në uzinën Sumykhimprom.

Banorëve iu kërkua që të kenë kujdes në bodrume që ndodhen në nivele të ulëta për të shmangur ekspozimin.

Rrjedhja është ndaluar mëngjesin e së hënës, sipas shërbimeve të emergjencës në vend. Sipas autoriteteve lokale, rrjedhja nuk paraqet rrezik për popullsinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!