Rrjedhje acidi në fabrikën e Coca-Colës, evakuohen qindra punëtorë

schedule16:55 - 19 Janar, 2023

schedule 16:55 - 19 Janar, 2023

Qindra punëtorë të Coca-Cola janë evakuuar nga fabrika e tyre pas një rrjedhje acidi.

Rreth 200 persona janë larguar ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje mbrëmë.

Rrjedhja e acidit klorhidrik u izolua në fabrikën në Sidcup, Londrën Juglindore, rreth tre orë më vonë.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha: Zjarrfikësit londinez u përballën me një incident kimik në një fabrikë në Cray Road në Sidcup.

Në uzinë ka pasur rrjedhje të acidit klorhidrik, dhe rreth orës 23:30 rrjedhja arriti të izolohet.

Zjarrfikësit kanë qëndruar në vendngjarje gjatë gjithë natës duke bërë kontrolle të kimikateve në ajër.

Nga incidenti nuk pati të lënduar.

Coca Cola pas këtij incidenti është kontaktuar për koment nga BBC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!