Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se u informua për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit nga mediat dhe jo nga Shtëpia e Bardhë.
Në një intervistë me Washington Post, Zelensky tha se mësoi për ngjarjen nga mediat dhe pretendoi se “nuk kishte marrë informacion nga Shtëpia e Bardhë ose Pentagoni paraprakisht”.
“Ne nuk e kishim atë informacion. Është padyshim një histori e keqe,” tha ai, duke e quajtur atë “të padobishme” për Ukrainën, si dhe “gjithashtu jo të dobishme për reputacionin e Shtëpisë së Bardhë.”
Gjenerali Patrick Ryder tha të martën se nuk mund të fliste për pretendimet e Zelensky, duke thënë se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një sërë telefonatash me aleatët dhe partnerët, duke përfshirë homologun ukrainas të Austin, ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov.
/abcnews.al