Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I dyshuari mund të ketë ende akses në informacione të klasifikuara

schedule08:20 - 27 Prill, 2023

schedule 08:20 - 27 Prill, 2023

Prokurorët federalë i kanë kërkuar një gjyqtari që të mos të lirojë nga burgu një gardian, i akuzuar për rrjedhje të dokumenteve ushtarake të klasifikuara, duke argumentuar se ai mund të ketë ende akses në informacionet sekrete të mbrojtjes kombëtare.

Në dokumentet gjyqësore, avokatët e Departamentit të Drejtësisë thanë se lirimi i 21-vjeçarit Jack Teixeira nga burgu ndërsa ai pret gjykimin do të ishte një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse ai ka ndonjë kopje të informacioneve të klasifikuara, duke përfshirë dosjet që nuk janë bërë publike, theksuan ata.

 “Dëmi që i pandehuri i ka shkaktuar tashmë sigurisë kombëtare të SHBA-së është i madh. Dëmi që i pandehuri është ende në gjendje të shkaktojë është i jashtëzakonshëm,” thanë prokurorët.

Teixeira ka qenë në burg që nga arrestimi i tij në fillim të këtij muaji. Një seancë dëgjimore është caktuar të enjten nga një gjykatë federale.

Nëse 21-vjeçari dënohet mund të përballet me 25 vite burg.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!