Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I dyshuari ishte paralajmëruar disa herë nga eprorët

schedule10:05 - 18 Maj, 2023

schedule 10:05 - 18 Maj, 2023

Ushtari i Gardës Kombëtare Amerikane, Jack Teixeira i cili është arrestuar në lidhje me rrjedhjen e informacionit të dokumenteve sekrete nga Ministria e Mbrojtes në SHBA kryesisht dokumente me informacion për Ukrainën ishte paralajmëruar disa herë për një gjë të tillë.

Nga arsyetimet e gjykatës rezulto se Garda Kombëtare Ajrore, e ka paralajmëruar 21 vjeçarin  Jack Teixeira  i cili merrej me menazhimin e rrjeteve sociale për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara sekrete.

Ndër të tjera thuhet se 21 vjeçari vijoi me shpërndarjen e këtyre dokumenteve edhe pse ishte paralajmëruar dy herë nga eprorët e tij, një herë në shtator 2022 dhe një herë në tetor 2022.

Mediat e huaja shkruajnë se këto detaje janë zbardhur vetëm pak ditë para se gjykatësi i magjistraturës në Massachusetts të vendosë nëse Teixeira do të qëndrojë pas hekurave.

Avokatët mbrojtës të Teixeira kanë kërkuar që shtetasi i Massachusetts të lirohet dhe argumentuan në gjykatë se klienti i tyre nuk kishte ndërmend të “prishje punët gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara”.

Për të mbështetur pretendimin e tyre, prokurorët përfshinë tre memorandume të Forcave Ajrore që dokumentonin sjelljen e pahijshme të Teixeira-s në trajtimin e informacionit të klasifikuar.

Hetimi i parë tregoi për një incident në shtator 2022, në të cilin Teixeira u pa duke marrë shënime mbi inteligjencën e klasifikuar dhe më pas duke i vendosur ato shënime në xhepin e tij. Megjithëse një pjesë e raportit është redaktuar, ai përfundon duke thënë se Teixeira ishte udhëzuar që “të mos mbante më shënime në asnjë formë mbi informacionin e fshehtë të inteligjencës”.

Një muaj më vonë, Teixeira kishte marrë pjesë në një konferencë të klasifikuar dhe po bënte “pyetje shumë specifike” në lidhje me informacionin e dhënë, dhe atij iu tha përsëri të ndalonte dhe “të fokusohej në punën e tij”.

Në një raport të tretë të incidentit, një eprore në njësinë e Teixeira deklaroi se ajo e vëzhgoi atë duke shikuar inteligjencën “që nuk lidhej me detyrën e tij kryesore”.

Teixeira është akuzuar për rrjedhje të informacionit të dokumenteve të klasifikuara gjatë një periudhe muajsh në një komunitet të mbyllur në internet në Discord, një platformë e mediave sociale.

Ai pranoi në bisedat në atë platformë se nuk ishte “informacion publik” dhe se ai nuk duhej ta kishte ndarë atë, sipas të dhënave të marra nga FBI.

Pas arrestimit të Teixeira, njësia e Forcave Ajrore në të cilën ai ishte pjesë e ndaloi kryerjen e misionit të saj të inteligjencës dhe pezulloi dy nga komandantët e njësisë. Një zëdhënës i Forcave Ajrore i tha më parë CNN se pezullimet janë të përkohshme në pritje të përfundimit të hetimit të përgjithshëm të inspektorit të Forcave Ajrore për dokumentet e zbuluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!