Shqipëria
Deri në orët e pasdites vendi ynë do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare.
Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në zonat malore do të jenë më të dendura.
Po ashtu, pjesërisht zona e ulët do të ketë momente të shkurtra me vranësira të dukshme.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosovë
Sot do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës, por pas-mesditës dhe në vijim do të ketë
shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Maqedonia e Veriut
MV gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV.
Mundësia për reshje është thuajse zero.
Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Europa Qendrore dhe ajo Veriore do të jenë me kalime të shpeshta të vranësirave të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu, por pritet që herë pas here
të ketë dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta./abcnews.al/