Rritje të infektuarve në Milano, kirurgu shqiptar në Itali: Testi serologjik mund të aprovohet brenda 2 javëve

schedule22:18 - 15 Prill, 2020

schedule 22:18 - 15 Prill, 2020

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Byro Politike” në ABC News”, Elson Gjoni kirurg, onkolog në spitalin “Busto Arsizio” ka folur për situatën e koronavirusit në Itali. Situata në Lombardi aty ku është shënuar edhe epiqendra e shpërthimit të pandemisë masat vazhdojnë të mbeten sërish shtrënguese.

Gjatë intervistës, Gjoni tha për gazetaren Juli Xhokaxhi se janë ulur rastet e pacientëve me terapi intensive ndërsa theksoi se masat vazhdojnë të jenë shtrënguese, pasi ende nuk është arritur

“Po ulet numri i personave të shtruar në terapi intensive dhe i personave të shtruar në spitale dhe kjo është një lajm i mirë. Me këtë izolim që ka pasur Italia kemi vënë re që pacientët e rinj që po vijnë nuk kanë nevojë për shtrim. Kemi një javë që në  terapinë intensive po ulen numrat gjithashtu edhe në Urgjenca kemi një ulje të rasteve.

Edhe pse theksoj që ka ende nevojë për një ulje të personave që humbasin jetën nga COVID-19”, u shpreh kirurgu.

A ka ndryshuar epiqendra e infektimit në Itali?

Gjoni: Epiqendra nuk ndryshuar. Por, ka një rritje të infektuarve në qytetin e Milanos dhe kjo është shqetësuese. Ka mbi një javë që janë shtuar tamponët dhe në këtë mënyrë gjendet personat me simptoma.

Më tej ai theksoi e numri i lartë i testimeve ndikon pozitivisht në izolimin e personave.

“Kemi arritur në 9 mijë tamponë, por kjo në Lombardi mbetet një shifër shumë e ulët. Për momentin nuk është zgjidhje që mund të realizohet. Nëse do të aprovohet metoda tjetër, kjo do të ndryshonte situatën. Testi serologjik do të na ndihmonte të ndryshonim situatën dhe besoj do të aprovohet brenda dy javëve.

Masat mbeten akoma shtrënguese, qeveria provoi disa lehtësime, por në Lombardi dhe në disa krahina të tjera u vazhdua me masat shtrënguese”, u shpreh Gjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!