Rritje “rrufe” e rasteve të reja me COVID në Britani, rritet frika nga mutacionet

schedule18:57 - 14 Korrik, 2021

schedule 18:57 - 14 Korrik, 2021

Mbi 40 mijë raste me COVID janë shënuar në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, duke rritur frikën nga mutacionet.

Pas heqjes së kufizimeve,  kanë nisur polemikat pasi treguesit epidemiologjikë tregojnë rritje, nisur që me rastet e reja ditore që këtë të mërkurë kapën shifrën 42 302 në total.

Zyrtarët shëndetësore raportuan për 49 viktima. Rastet në Britani janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fundi i muajit Maj, por numri i viktimave mbetet më i ulët se në valët e mëparshme të pandemisë.

Mjekët dhe ekspertët janë kundër vendimit të qeverisë së Boris Johnson për të hequr masat kufizuese nga data 19 korrik e cila është quajtur Dita e Lirës.

Në një letër të dërguar të hënën në Inspektoratin Mjekësor Lancet plani i qeverisë cilësohet si kriminal dhe pengon krijimin e imuniteti.

Nga ana e tij, profesori Callom Sable argumenton se vala e dimrit do të jetë një kombinim i sëmundjes Covid dhe viruseve të tjera të frymëmarrjes. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!