Kontrata aktuale e Genaro Gattuso me Napolin përfundon në fund të këtij sezoni dhe prej javësh kanë nisur tratativat për rinovimin e marrëveshjes aktuale. Te Napoli janë të kënaqur me punën ish-milanistit dhe duan të rinovojnë.
Ka pasur bisedime konkrete dhe pritet që gjatë grumbullimit të kombëtareve të mbyllet gjithçka. Mediet italiane raportojnë se trajneri dhe presidenti De Laurentis kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kanw shtrënguar duart.
Mësohet se trajneri do të firmosë deri në verën e vitit 2023 dhe në kontratën e re do të përfshihet rritje e ndjeshme e pagës. Gjithashtu nuk do të ketë klauzolë lirimi apo gjobitje në lidhje me ndarjen e parakohshme të palëve. /abcnews.al