“Rritje eksponenciale e agroturizmit”/ Civici: Deri në 2027, synojmë 100 certifikime. Rrapaj: T’i shfrytëzojmë mundësitë për zhvillimin e zonave rurale

schedule20:28 - 23 Shkurt, 2024

schedule 20:28 - 23 Shkurt, 2024

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Enio Civici thekson se sektori i turizmit ka pësuar një rritje eksponenciale nga 2018 deri në 2023-in. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” me gazetaren Genta Dobra, ai tha se deri në fund të vitit 2027, ministria synon që ta rrisë numrin e agroturizmit të certifikuar në 100.

“Nga 2018 deri në 2023 ky sektor pati rritje eksponenciale. Nga më pak se 10 njësi në 2018 mbi 200 në 2023. Duke parë trendin dhe sasinë e pothuajse e 100 milionë euro të mbështetura, lindi nevoja për të analizuar se në cilën fazë ndodhet ky sektor pas kaq vitesh. Arritëm në përfundimin se kishte ardhur koha për të folur për konsolidim dhe jo vetëm për numra. Duhet ta rrisnim praninë e këtij sektori në territor. Por ndërkohë nuk mjafton, duhet që këto njësi të ngrihen në lartësinë e duhur të të quajturit agroturizëm. Dallimi që bëhet për ta quajtur të konsoliduar është certifikimi sepse me anë të kësaj, arrihen standartet që duhet të plotësohen që t’i ofrosh turistit cilësinë më të lartë të ofertës, për traditat, historinë, fuqinë punëtore, produktet e origjinës pra për eksperiencën më të mirë që përjeton një njeri kur shkon në një zonë rurale. Rivlerësuam procesin e certifikimit, pamë se një nga arsyet pse deri në 2023 kishim vetëm 20 e ca të certifikuar ishin kriteret e certifikimit që ishin ndonjëherë të vështira për një zonë rurale. ndryshuma kriteret, i lehtësuam që të kishte më shumë certifikime sepse duam që deri në fund të vitit 2027, të arrijmë në 100 agroturizëm të certifikuar.“, u shpreh Civici.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj u shpreh se zhvillimi i këtij sektori ka qenë i domosdoshëm. Ai theksoi se vendi ynë ka të gjitha asetet për ta zhvilluar më tej këtë sektor.

“Ka qenë i domodoshëm zhvillimi i kësaj dege. Duhet parë si një turizëm rural duke pasur parasysh asetet që kemi në zonat rurale. Në këtë pikëpamje, e shoh si një koncept më të gjerë të filluar nga programet për 100 fshatra. Këtu ka nisur procesi që sot kemi zhvillim të agroturizmit kaq të shpejtë në disa fshatra. Por rritja nuk përputhet me kërkesën dhe kërkesa nuk përputhet me ofertën. Kemi pasur merak tek oferta dhe s’i kemi kushtuar rëndësi kërkesës që por nuk kanë ecur paralel të dyja. Oferta është rritur në mënyrë jashtëzakonisht të madhe. Po shkojmë tek 10 milionë turistë. Po shkojmë tek një ndryshim të ofertës, janë tashmë të ambientuar me zonën bregdetare dhe kërkojnë një tjetër arratisje. Elementi i dytë është që e përkrah iniciativë ka të bëjë me resurset që kemi si vend. Kemi prodhimtari. Kemi mundësi që një turistë ta kënaqim në zonën rurale me një shumëllojshmëri produktesh që ai kurri s’i ka provuar nga zona që vjen. E dyta, kemi burime ujore tëe jashtëzakonshme. Kemi mbi 600 rezervuarë që mund të jenë atraksione turistike shumë të mira për zhvillimin e peshkimit, për lundrimin. Është domosdoshmëri të rrisës numrin e agroturizmeve për potencialet që kemi. Të gjitha këto përbëjnë atë që kërkojmë një numër më të madh të objekteve të agroturizmit. 100 janë pak dhe duhet thelluar. Elementi tjetër ka të bëjë mbështetja me financim. Duhet të shohim të gjitha mundësitë që kemi për sa i përket zhvillimit të zonave rurale nga hapësira që na jep procesi i para anëtarësimit. Është bërë përpjekje e mirë do të thosha, por këshilli i agrobiznesit ka qenë i prirur që t’i japë një shtytje këtij sektori që në fillim por koha na dha të drejtë ne. Nuk mendohej se oferta do të jetë kaq e madhe sa sot.“, tha ai.