Rritje ekonomike pozitive/ BERZH nuk ndryshon vlerësimin, rritja parashikohet 2.5 përqind

schedule15:21 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:21 - 27 Shtator, 2023

Ekonomia shqiptare do të rritet me 2.5% gjatë këtij viti.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerësimet e vjeshtës ka lënë të pandryshuar projeksionetper eccurinë ekonomike në vendin tonë.Parashikimet janë më optimiste për vitin e ardhshëm.

Ekonomia e Shqipërisë vlerësohet të ketë një ecuri më të mirë duke arritur në nivelin 3%.Në raport theksohet se shkak për këtë ecuri janë presionet e rritjes së çmimeve pavarësisht se inflacioni ka pësuar ulje duke prekur nivelin 4 % për muajin gusht, duke iu përafruar objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Sipas BERZH dobësimi i lekut në Shqipëri ka ndikuar në tkurrjen e eksporteve por njëkohësisht ka kontribuar në mbajtjen e nivelit të inflacionit më të ulët

Por Berzh analizon se mbeten ende një sërë risqesh që mund të ndikojnë në ecurinë ekonomike të vendeve të Ballkanit dhe Europës. Rritja e çmimeve të naftës e gazit pritet të rriten më tej gjatë dimrit si pasojë të ndikuara edhe nga shkurtimet e prodhimit të Rusisë dhe Arabisë Saudite.Aktualisht nafta në tregjet botërore i është afruar nivelit prej 100 dollarësh për fuci më i larti i muajve të fundit.

Rritja ekonomike në Shqipëri dhe neë vendet e rajonit mbetet e paqartë edhe si pasojë e ngadalësimit ekonomik të eurozonës. Eurozona po përballet me një nivel të lartë inflacioni që prej vitit të kaluar, duke bërë që banka qendrore evropiane të ndërmarrë një seri të njëpasnjëshme të rritjes së normës së interesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!