Rritje e rasteve me Covid-19 në shtator-tetor?! Epidemiologu tregon muajt më të “frikshëm”

schedule08:53 - 23 Korrik, 2020

schedule 08:53 - 23 Korrik, 2020

Epidemiologu Dritan Ulqinaku i ka dhënë përgjigje konspiracionistëve që parashikojnë rritje të rasteve në muajt shtator-tetor.

Ai tha se nuk do të ketë trend në rritje në këto muaj, por theksoi se periudhat më të rrezikshme mbetet mesi i dimrit dhe verës për arsye se njerëzit qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar.

“Ka disa vende që presin rritje në muaj në vazhdim, por kjo mund të ndodhë atje ku nuk ka organizim si në Indi, por jo në Kinë ku ka të tjera standarde.

Në Shqipëri parashikoj një situatë të qetë në vjeshtë dhe në fillim të dimrit. Unë i trembem temperaturave ekstreme që i detyron njerëzit të qëndrojnë grumbull në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner”, tha Ulqinaku.

Ulqinaku u shpreh se Shqipëria do të jetë ndër vendet e fundit që do të marrin vaksinën për shkak se shtetet e fuqishme po lëvizin më shpejt dhe porosisin doza më të mëdha.

“Unë mendoj që Shqipëria do të jetë ndër vendet e fundit që do të marrin vaksinën, pasi shtetet e fuqishme lëvizin më shpejt dhe marrin masa dhe doza të mëdha. Nuk mundemi ne të depertojnë në tregjet e fuqishme që tani“, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!