“Rritje e konsiderueshme”, Ministri i Shëndetësisë: 38 të prekur nga koronavirusi në Francë

schedule21:09 / 27/02/2020

Koronavirusi ka njohur një rritje të konsiderueshme në Francë. Numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar nga 18 në 38.

Ministri i Shëndetësisë në një deklaratë për mediat mbrëmjen e kësaj të enjte tha virusi i ri ka njohur një “rritje të konsiderueshme”, duke kaluar në 38 raste të konfirmuara në 19 orët e fundit.

Një ditë më parë në Francë ishin 18 të infektuar tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran./abcnews.al

 

schedule21:09 / 27/02/2020