Sipas INSTAT, këtë vit akademik familjet shpenzojnë më shumë për arsimin e lartë publik. INSTAT thekson se tarifat e shërbimeve arsimore po rriten vit pas viti.
Librat dhe mjetet shkollore që nga Shtatori i 2018-s kanë pësuar gjithnjë e më shumë rritje, ç’ka ka bërë që ky vit akademik të jetë më i shtrenjtë në të gjitha nivelet e studimit. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, çmimet e shërbimeve arsimore u rriten me 0.8% në Tetor që përkon me nisjen e vitit akademik në universitet, ndërsa rritja më e madhe u ishte për librat dhe mjetet shkollore me 7.3% në raport me një vit më parë.
INSTAT thekson se për të mbajtur të ardhurat në nivele të pranueshme nga rënia e numrit të studentëve në universitete, tarifat e shërbimeve arsimore po rriten vit pas viti. Gati dy të tretat e shpenzimeve për arsimin shkojnë për masterat e nivelit të parë dhe të dytë në arsimin publik dhe në atë privat.
Në vitin 2014-2015 qeveria shqiptare me një vendim të posaçëm rriti tarifat në studimet master me rreth 20 për qind në të gjitha universitet publike. Kjo rritje preku ndjeshëm shpenzimet për arsim të familjeve për shkak se, 90 për qind e studentëve frekuentojnë universitet publike, por më pas u pasuan nga rritje graduale vit pas viti. Rritja e tarifave të shërbimeve arsimore vit pas viti nxiti së fundmi edhe protestat e mijëra studentëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kundër tarifave të universiteteve publike./abcnews.al