Rritja më e lartë e lindshmërisë në Gjermani në 23 vite: 10 për qind më shumë

schedule12:30 - 15 Qershor, 2021

schedule 12:30 - 15 Qershor, 2021

Gjermania ka qenë në krye të listës së vendeve për nivelin më të ulët të lindjeve gjatë pandemisë, por gjatë muajit mars vendi shënoi një rritje prej 10%, shifra më e lartë që nga viti 1998.

Gjermania ka raportuar një rritje prej 6% të lindjeve në shkurt. Numri i lindjeve në Mars arriti në 65,903, rreth 5,900 më shumë se një vit më parë dhe hera e parë që vendi tejkalon 65,000 lindje që nga viti 1998, sipas një deklaratë të Zyrës së Statistikave.

Rritja e numrit të lindjeve vjen nëntë muaj pasi vendi shënoi rënie në numrin e të infektuarve dhe pas lehtësimit të masave. Zyra e Statistikave tha se nivelet e lindjeve ishin stabilizuar në vende si Spanja, Franca ose Belgjika që u prekën më shumë nga vala e parë e koronavirusit, ndërsa ato ishin rritur gjithashtu në mars në vendet e tjera të Europës, veçanërisht në lindje.

Shumë vende kanë theksuar  se lindshmëria ka pësuar rënie gjatë krizës së COVID -19.  Lindshmëria në Kinë ra me 18% vitin e kaluar,  niveli më i ulët që nga 1961 dhe norma e lindjeve në SHBA ra në 4% më e ulëta që nga viti 1979./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!