Rritja ekonomike poshtë parashikimit, qeveria korrigjon buxhetin

schedule16:35 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:35 - 4 Nëntor, 2019

Rritja ekonomike në vend është më e ulët se sa parashikimi i qeverisë. Mos realizimi i të ardhurave, me 10 milionë dollarë mangët vetëm nga mos vjelja e TVSH-së, e ka bërë këshillin e ministrave të korrigjojë buxhetin përmes një akti normativ duke rishpërndarë fondet në sektorët prioritarë, siç janë bashkitë dhe institucionet e drejtësisë. Ministrja e Financave, Anila Denaj nuk tha dot mes saktësi nëse do të ketë ose jo shpërblime fundviti.

Qeveria kërkoi në parlament votat për të korrigjuar buxhetin e këtij viti, pasi rritja ekonomikë në vend, do të jetë më e ulët se sa parashikimi. Sipas Bankës Botërore, duke matur ecurinë financiare në vend, thotë  senga 3.8 % që ishte parashikuar, rritja ekonomikë këtë vit do të jetë  2.9%. Vetëm në arkën e tatimeve mungojnë 10 milionë dollarë nga vjelja e TVSH-së .

Në këto kushte, qeveria ka rishpërndarë fondet, duke mos thënë se kujt ja heq, por duke specifikuar se shtesa do të kenë bashkitë, si dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Minstrja e Ekonomisë dhe Financave, nuk ishte në gjendje të pohonte me saktësi, nëse administrata apo pensionistët, do të kenë ose jo shpërblim fundviti.

Krahas thatësirës, ministrja Denaj pranoi se një faktor që ndikoi negativisht në rritjen ekonomike është mbyllja e lojërave të fatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!