Gjatë vitit të kaluar, shumë gazetarë të huaj që kanë punuar për mediat perëndimore janë detyruar të largohen nga Kina, kryesisht për shkak të mos rinovimit të kontratave të punës. 17 gazetarë të huaj janë larguar nga vendi në gjysmën e parë të vitit 2020, raporton Reuters.
Dëbimi i gazetarëve vjen si pasojë e përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
GUSHT 2019
Kina nuk rinovoi letrat kredenciale për Chun Han Wong, një shtetas i Singaporit që punonte për Wall Street Journal në Pekin. Wong kishte shkruar një histori rreth aktiviteteve të njërit prej kushërinjve të Presidentit Kinez Xi Jinping në Australi, transmeton abcnews.al
SHKURT
Kina nuk rinovoi letrat kredenciale të tre gazetarëve të Wall Street Journal pasi gazeta nuk pranoi të kërkonte falje për një artikull në të cilën akuzonte Kinën për politikat e saj. Gazetarët ishin shtetasit amerikanë Josh Chin dhe Chao Deng dhe shtetasi australian Philip Wen.
MARS
Kina nuk rinovoi letrat kredenciale të rreth një duzine gazetarësh në New York Times, Wall Street Journal dhe Washington Post. Dëbimet erdhën si pasojë e vendimit të Uashingtonit për të zvogëluar numrin e gazetarëve të lejuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara në katër media shtetërore kineze në 100, nga 160 më parë, transmeton abcnews.al
GUSHT
Qytetarja Australiane dhe spikerja e televizionit shtetëror kinez Cheng Lei u arrestua nga autoritetet kineze. Cheng organizoi një show rreth biznesit në televizionin anglez CGTN por videot e saj u hoqën nga faqet e internetit të mediave shtetërore kineze, transmeton abcnews.al
7 SHTATOR
Kina nuk rinovoi letrat kredenciale të gazetarëve që punonin në Bloomberg, CNN dhe Wall Street Journal. Në vend të kësaj, gazetarëve u janë lëshuar letra që i lejojnë ata të vazhdojnë të punojnë në Kinë me letrat kredenciale të skaduara për rreth dy muaj. Masa erdhi ndërkohë që gazetarët kinezë në Shtetet e Bashkuara po prisnin që vizat e tyre të skaduara të rinovoheshin.
8 SHTATOR
Dy gazetarë australianë nuk u lejuan të largoheshin nga Kina derisa ata të përgjigjeshin rreth pyetjeve në lidhje me Cheng Lei. s.ba/abcnews.al