Rritja e tarifave, Urdhri i Stomatologut anulon vendimin

schedule14:23 - 8 Shkurt, 2019

schedule 14:23 - 8 Shkurt, 2019

Pas debateve të shumta, Urdhri i Stomatologut ka vendosur këtë të premte të anulojë vendimin e tij, që dyfishonte çmimet për 13 shërbimet kryesore dentare.

Pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimi kundër i këtij vendimi nga Ministria e Shëndetësisë, Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut, vendosi të anuloje listën e çmimeve dysheme për shërbimet dentare.

Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda,  thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër. Vendimi i miratuar në fund të vitit 2018, kërkonte rritje të tarifave deri në 100% në klinikat dentare, për shërbimet kryesore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!