Sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin u fol për depresionin që njerëzit ndjejnë pas përfundimit të pushimeve dhe rikthimit në punë. Të ftuar në studio, psikologia Anisa Zaçe, doktoreshë Senera Hoxha, dhe gazetari Anaid Kaloti shprehën përjetimet e tyre por dhe mënyrën se si sillen më punëmarrësit apo klientët e tyre.
Doktoreshë Senera tha se me rikthimin në punë, rritja e rrogës së punonjësit është një motivim më tepër që e ndihmon të ndjehet më mirë. Madje ajo sugjeroj çdo sipërmarrës që t’i trajtojnë punonjësit me një shërbim nga kompania që ata kanë, si një lloj bonusi shtesë.
Ndërkohë Anaidi ndan një tjetër mendim. Ai shprehu: “Fryma që është krijuar ‘më rrit ti mua rrogën’… nuk punon më mirë se i rrite rrogën, por punon më mirë që t’ia rrisësh rrogën. Jep shembullin e vetë me përkushtim dhe ti ndihesh i detyruar ose jo që të bësh një hap me tej ta paguash financiarisht. Nuk është rroga një motivues i mirë. Nuk punojnë njerëzit ashtu.”
Psikologia Anisa Zaçe tha se kur e di se çfarë kërkon, dhe je duke bërë atë që do, të ardhurat financiare janë benefiti i fundit që merr.
Kaloti shprehu se sipërmarrësi është ai që përjeton stresin më të madh në rikthim pas pushimeve dhe ndërkohë dolën në përfundimin se meshkujt janë ata që ankohen më tepër se do fillojë punën. /abcnews.al