Republika Çeke për shkak të rritjes së numrit të lartë të rasteve të reja me Covid shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.
Sipas statistikave ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për kokë banori.
Mediat vendase bëjnë me dije se, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor. Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.
Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë. Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.
Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.
Ndërkohë ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus./abcnews.al