Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë

schedule10:32 - 11 Nëntor, 2020

schedule 10:32 - 11 Nëntor, 2020

Rritja e rasteve me Covid-19 ka bërë që qeveria greke të shtyjë deri në datën 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se personave që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë do u kërkohet të kenë një rezultat negativ të testit molekular të kryer jo më shumë se 72 orë përpara.

Ndërkohë pas kalimit në vendin fqinj ata do duhet të karantinohet për 7 ditë në banesën e tyre.

“Qeveria greke ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike. Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në vend.

Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.  Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!