ZYRTARE/ Qeveria e Kosovës vendos mbylljen e vendit, masat e reja shtrënguese

schedule15:40 - 6 Nëntor, 2020

schedule 15:40 - 6 Nëntor, 2020

Me rritjen e rasteve me koronavirus, Kosova vendosi masa të reja shtrënguese anti-Covid.

Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente nga pandemia e COVID -19, ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia COVID-19 si në vijim:

Masat që pritet të merren

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucionet shëndetësore  publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20  e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!