Rritja e rasteve me Covid-19, Austria: 14 ditë karantinë për udhëtarët nga Ballkani Perëndimor

schedule12:17 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:17 - 1 Korrik, 2020

Austria ka vendosur rregull për karantinim 14 ditor për personat që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendi ka lëshuar paralajmërim për udhëtime për vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në rajon.

Vendimi i ri i Austrisë është goditje e rëndë për Serbinë dhe Malin e Zi, që nga BE, të martën ishin vendosur në listën e vendeve të sigurta, me të cilat lejohen udhëtimet normalisht, shkruan “Reuters”.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Kujtojmë këtu se Shqipëria është lënë jashtë listës së vendeve të sigurta nga BE për të udhëtuar në vendet e bllokut. /abcnews.al/